Prefekti i Qarkut Lezhë priti sot ekipin e ekspertëve kanadezë nga organizata “Firefighters Without Borders” (Zjarrfikës pa Kufij), në kuadër të një nisme për forcimin e kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Përmes këtij bashkëpunimi, të mbështetur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Bashkia Lezhë është përzgjedhur për të përfituar nga një seri trajnimesh profesionale në fushën e emergjencave, kërkim-shpëtimit, ndërhyrjeve në zjarre dhe ndihmës së parë të avancuar.
Ky partneritet sjell eksperiencën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke kontribuar në rritjen e sigurisë së komuniteteve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të strukturave zjarrfikëse në Qarkun Lezhë.






