Programi i Transparencës - Prefekti i Qarkut Lezhë

Përditësuar: 24/03/2026

Prefekti i Qarkut Lezhë

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (Prefekti i Qarkut Lezhë, në vijim “Prefekti”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).

 Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Prefektit. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, Prefekti vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Prefekti.

Nëse Prefekti nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj.).

Programi i Rishikuar i Transparencës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Lezhë, miratuar me urdhërin nr.47 datë 24.03.2026

  • Gjendja civile – Pranë Prefektit të Qarkut funksionon Zyra e Gjendjes Civile Arkivi Lezhe, Kurbin dhe Mirdite, nga e cila lëshohen certifikatat:
    • Certifikatë lindje nga akti *
    • Certifikatë martese nga akti *
    • Certifikatë vdekje nga akti *
    • Certifikatë gjendje familjare para vitit 1974 *

* Tarifa për lëshimin e Certifikatave është:  në gjuhën shqipe 50 lekë, e përkthyer 200 lekë

V.O Shërbimi për qytetarët ofrohet online në Portalin E-Albania.

  • Vërtetim i certifikatave për jashtë shtetit

Bazuar në VKM-në Nr.134, datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, për përdorim jashtë vendit dhe të dokumenteve të huaja, për përdorim brenda vendit”, (ndryshuar me VKM-në Nr.727, datë 30.10.2003”), Prefekti i Qarkut Lezhë vërteton dokumentacionin e lëshuar nga NJVQV, me qëllim për t’u përdorur jashtë vendit. Ky shërbim ofrohet nëpërmjet postës ose pranë zyrave të institucionit dhe është pa kosto.

* Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etj.

  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Ligji) *
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi *
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve *
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes *
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Prefektit të Qarkut Lezhë  *
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike *

*Shënim: Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë  nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë  *
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve  *
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim *
  • Procedura e ankimimit  *
  • Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet *

Shënim: Prefekti i Qarkut Lezhe vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.