Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë, u zhvillua një takim koordinues me drejtues të DRAP Lezhë, Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, Bashkive të qarkut, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, DRIKMT Lezhë, DRAKU Lezhë dhe ISHSH Lezhë, me qëllim vlerësimin e gatishmërisë së institucioneve për nisjen e vitit të ri shkollor.
Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla, përmirësimi i infrastrukturës dhe elementeve të sigurisë në ambientet shkollore, siguria rrugore, mbrojtja nga zjarri, monitorimi me kamera, siguria ushqimore në kopshte dhe në mjediset pranë shkollave, etj.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimi i çdo institucioni sipas fushës së përgjegjësisë, për të garantuar që çdo nxënës të nisë vitin e ri shkollor në kushte sa më të sigurta dhe cilësore.
Çdo fëmijë i Qarkut Lezhë duhet ti garantohet një shkollë të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe mikpritëse.
Edhe pse kompetencat janë të ndara, përgjegjësia për edukimin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë është e përbashkët.
Suksese nxënësve, mësuesve dhe prindërve në vitin e ri shkollor 2026–2027!






