Prefekti i Qarkut Lezhë drejton takimin e Komitetit Rajonal kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me pjesëmarrjen edhe të Zëvendësministres së Punëve të Brendshme, znj. Silva Caka.

Gjatë takimit u analizua puna dhe masat e ndërmarra gjatë periudhës janar–shtator 2026.

Prefekti vlerësoi punën e Komitetit Rajonal dhe të institucioneve të përfshira, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar apo referuar raste konkrete të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun Lezhë.

Znj. Caka informoi mbi strategjinë e re kombëtare që ësht në proces hartimi, ndërsa theksoi nevojen për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vijimin e masave sensibilizuese e parandaluese.