Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Lezhë

Më 10.11.2026, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë, z. Taulant Malshi, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut, me pjesëmarrjen e institucioneve kryesore përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave civile.
Diskutimet u përqendruan në analizën e sezonit veror 2026 dhe përgatitjen për sezonin vjeshtë-dimër 2026-2027. U vlerësua puna e strukturave operacionale në përballimin e zjarreve gjatë verës, si dhe u evidentuan nevojat për masa parandaluese ndaj rreziqeve të mundshme gjatë periudhës së dimrit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore dhe logjistike, monitorimit të zonave me risk dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë mbetet i angazhuar në koordinimin dhe forcimin e masave për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit, përballë çdo situate emergjente.