Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë u zhvillua takimi koordinues i Task-Forcës Vendore Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026 Qarku Lezhë, me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia, dhe Zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Marinela Prifti dhe Kryetarit të Bashkisë Lezhë z. Pjerin Ndreu.
Gjatë takimit u diskutuan masat për garantimin e sigurisë, menaxhimin e trafikut, pastërtinë, mbrojtjen e mjedisit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në zonat turistike.
Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet kyç për një sezon turistik të sigurt dhe të suksesshëm në Qarkun Lezhë.









