Përkujtohet Dëshmori i Atdheut, Vladimir Ismailukaj

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga jeta të Dëshmorit të Atdheut, Vladimir Ismailukaj.

Të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut Lezhë, z. Taulant Malshi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, shefat dhe drejtues të strukturave të komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, si dhe familjarë e të afërm të Dëshmorit.2

Gjatë ceremonisë u vlerësuan përkushtimi, integriteti dhe sakrifica e tij në kryerjen e detyrës, ndërsa pranë lapidarit të Dëshmorit në fshatin Markatomaj u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorit Vladimir Ismailukaj!