Mbledhja konstituive e Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal në Qarkun Lezhë

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë u zhvillua sot mbledhja konstituive e Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal.

Në fjalën e tij hapëse, Prefekti theksoi se ky këshill përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm institucional, i cili synon forcimin e dialogut social dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore, njësive të pushtetit vendor, si dhe organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Ky bashkëpunim synon adresimin e sfidave ekonomike, sociale dhe të punësimit në nivel qarku, kryesisht në evidentimin e disa çështjeve kryesore, ndër të cilat:

  • problematikat ekonomike të biznesit të vogël;
  • subvencionimi në sektorin e bujqësisë;
  • punësimi, aftësimi dhe formimi profesional, si dhe politikat përkatëse;
  • krijimi i kushteve të përshtatshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;
  • sfidat e punësimit sezonal;
  • respektimi i kontratave të punës;
  • siguria dhe shëndeti në punë.

Në vijim të mbledhjes, u miratua rregullorja e funksionimit të këshillit dhe u zgjodhën nënkryetarët dhe anëtarët zëvendësues të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Gjithashtu, u paraqitën problematika dhe sugjerime konkrete, për të cilat institucionet përkatëse do të angazhohen në adresimin dhe zgjidhjen në kohë të tyre.