Mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për sezonin turistik 2026

Më datë 07.05.2026 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë, z. Taulant Malshi, u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Në këtë takim, krahas anëtarëve të KRZHT-së, morën pjesë drejtues të institucioneve rajonale dhe vendore me përgjegjësi në fushën e turizmit, si dhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në këtë sektor.

Në fokus të takimit ishte koordinimi i masave dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e një sezoni turistik sa më të suksesshëm për vitin 2026, si dhe adresimi në kohë i problematikave dhe sfidave të evidentuara nga institucionet dhe operatorët turistik.