Takimin me strukturat e emergjencave civile

Me datë 07.08.2025 Prefekti i Qarkut Lezhë z. Taulant Malshi organizoi takimin me të gjitha strukturat e emergjencave civile, sipas urdhrit të Ministrit të Brendshëm, z.Ervin Hoxha, Nr 123.dt 29.07.2025, “Për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e emergjencave civile në përballimin e situatës së zjarreve”


Në takim u analizuan dhe diskutuan problematikat e hasura nga situatat e shkaktuara nga zjarret në Qarkun Lezhë.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit dhe Jetësimit të Prioriteteve z. Ardian Bita, Këshilltari i Ministrit të Brendshëm z. Flamur Mamaj, Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, z. Arben Cara, N/Prefektët e Qarkut, titullarë nga bashkitë e qarkut, Drejtori i DVP të Qarkut z.Altin Mena, titullarë të Komisariateve të Policisë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, drejtues të MZSH dhe MC nga të 3 bashkitë e qarkut dhe drejtorët nga ADMZ dhe Mjedisit.


Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut z. Malshi bëri analizë të situatës aktuale në qark, ku dhe kërkoi një angazhim maksimal të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe llogjistike me qëllim organizimin dhe koordimin e punës, për të parandaluar situata me pasoja për jetën e njeriut, pronës dhe mjedisit.
Ai falenderoi të gjitha forcat që kanë marrë pjesë në përballimin e situatave të shkaktuara nga zjarret këtë sezon veror.
Këshilltari i Ministrit të Brendshëm z. Flamur Mamaj dhe Drejtori i MZSH z. Arben Cara, gjatë fjalës së tyre sollën në vëmendje porositë e Ministrit të Brendshëm z.Ervin Hoxha dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për sezonin veror.
Në takim u diskutuan problematikat gjatë operacioneve në fikjen e zjarreve si dhe rrugët e mundësitë për përmirësimin e punës.
Takimi u zhvillua në frymen e bashkëbisedimit, konceptit të organizimit, koordinimit dhe parandalimit të ngjarjeve.