Me datën 10.10.2025, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Lezhë, Prefekti z. Taulant Malshi zhvilloi një takim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, z.Erion Prifti, Drejtor i Drejtorisë Teknike dhe z.Albert Shqalshi, Përgjegjës i Sektorit të Produkteve Mekanike.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë së ashensorëve dhe jetës së qytetarëve.
U theksua nevoja për koordinim të ngushtë me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, me qëllim rritjen e efikasitetit në regjistrimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e pajisjeve.
Përfaqësuesit e ISHMT paraqitën situatën aktuale në nivel qarku dhe problematikat e konstatuara, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të subjekteve private dhe administratorëve.
Prefekti z. Taulant Malshi vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehu gatishmërinë e institucionit për të koordinuar punën me bashkitë e qarkut, me synimin për të siguruar mjedise më të sigurta për qytetarët dhe respektimin e detyrimeve ligjore në fushën e sigurisë teknike të ashensorëve.