Mbledhja e Komitetit Rajonal Antitrafikim për qarkun Lezhë
Me datë 18.09.2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë z. Taulant Malshi u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal Antitrafikim për qarkun Lezhë, në zbatim të urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 27.06.2025, si dhe urdhrit të Prefektit nr. 100, datë 25.07.2025.
Në këtë takim morën pjesë drejtues të institucioneve vendore/qendrore, të cilët raportuan mbi punën e bërë deri tani, si dhe masat që do të merren në vazhdim për zbatimin e planit të veprimit për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore.
Prefekti falenderoi të gjithë strukturat e përfshira në luftën kundër trafikimit, ku në sajë të bashkëpunimit e punës së bërë nga Komiteti Rajonal Antitrafikim dhe Tryeza Teknike Antitrafikim është arritur që të jetë viti i tetë që në qarkun tonë të mos ketë raste të identifikuara të viktimave të trafikimit.
Këto arritje duhet të shërbejnë si motivim për rritjen e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, në kuadër të sfidave aktuale për parandalimin e rasteve të trafikimit, shfrytëzimit të fëmjëve, si dhe luftën pa kompromis për goditjen e trafikimit të qënieve njerëzore, mbrojtjen dhe reabilitimin e viktimave të trafikimit.
Duke qënë në prag të muajit antitrafik Tetor 2025, në këtë takim u vu theksi në marrjen e masave për zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese e ndërgjegjësuese.Me datë 18.09.2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë z. Taulant Malshi u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal Antitrafikim për qarkun Lezhë, në zbatim të urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 27.06.2025, si dhe urdhrit të Prefektit nr. 100, datë 25.07.2025.
Në këtë takim morën pjesë drejtues të institucioneve vendore/qendrore, të cilët raportuan mbi punën e bërë deri tani, si dhe masat që do të merren në vazhdim për zbatimin e planit të veprimit për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore.
Prefekti falenderoi të gjithë strukturat e përfshira në luftën kundër trafikimit, ku në sajë të bashkëpunimit e punës së bërë nga Komiteti Rajonal Antitrafikim dhe Tryeza Teknike Antitrafikim është arritur që të jetë viti i tetë që në qarkun tonë të mos ketë raste të identifikuara të viktimave të trafikimit.
Këto arritje duhet të shërbejnë si motivim për rritjen e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, në kuadër të sfidave aktuale për parandalimin e rasteve të trafikimit, shfrytëzimit të fëmjëve, si dhe luftën pa kompromis për goditjen e trafikimit të qënieve njerëzore, mbrojtjen dhe reabilitimin e viktimave të trafikimit.
Duke qënë në prag të muajit antitrafik Tetor 2025, në këtë takim u vu theksi në marrjen e masave për zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese e ndërgjegjësuese.